Shevçenko i vë syrin futbollistit shqiptarë!

Andrij Shevçenko shpreson që entuziazmi që ka sjellë te Xhenoa ardhja e tij, të ndihmojë ekipin që të bëjë para në klasifikim dhe të shpëtojë nga zona e ftohtë. Megjithatë për të arritur një gjë të tillë, është e domosdoshme sjellja e futbollitëve të rinj.

Dhe duket se një qendërmbrojtës shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos për të.

Sipas mediave italiane, Shevçenko ka hedhur sytë nga Zvicra, ku ka dërguar përfaqësues të klubit për të ndjekur nga afër qendërmbrojtësin Mirlind Kryeziu. Futbollisti po aktivizohet si titullar me Cyrihun dhe ka arritur që të fitojë një vend edhe në radhët e përfaqësueses së Kosovës.

Ish-sulmuesi ukrainas ndjek me vëmendje lojtarin pasi është një nga qendërmbrojtësit e rrallë që luajnë me këmbën e majtë, si dhe për faktin që kosto e operacionit mund të jetë e ulët edhe në janar, meqë kontrata i përfundon në qershor 2022.

Leave a Reply