E bukur, Samuel Eto zgjidhet numri një i futbollit në Kamerun

Samuel Eto fillon një etapë të re të karrierës së tij dhe nga fusha e blertë kalon në tavolinat e vendimmarrjes për futbollin. Ish-sulmuesi sot është zgjedhur si presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Një kthesë e rëndësishme në karrierën e tij, ku në vitet e fundit kishte kaluar një pjesë të madhe të kohës duke kritikuar drejtuesit e këtij institucioni, e tashmë do të ketë në dorë vetë fatin e brezave të ardhshëm.

“Do ta kujtoj ditën e sotme si një nga momentet më krenare të jetës time, jam shumë mirënjohës që jam zgjedhur si presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Kamerunit. Çdo votë përfaqëson energjinë dhe ambiciet e familjes tonë të futbollit që të çojmë sportin tonë të dashur në një nivel që nuk e kemi parë kurrë më parë” – shkruante Eto në rrjetet sociale pas zgjedhjes.

Leave a Reply