Sirena hungareze për Lupçe Doriev të Shkëndijës!

Lupçe Doriev ka humbur statusin e titullarit te Shkëndija, ndërsa kjo ka ngritur zërat për një largim të tij nga skuadra tetovare, që mund të ndodhë madje që në janar. Kështu shkruajnë mediat në Hungari, mirëpo pa bërë të ditur emrin e skuadrës së interesuar për shërbimet e sulmuesit të skuadrës kampione në fuqi, përcjellë “infOSport.mk”.

Doriev këtë edicion me Shkëndijën ka zhvilluar gjithsej 19 ndeshje, 15 prej të cilave në kampionat,u edhe ka regjistruar 6 gola.

26-vjeçari nga Strumica te Shkëndija erdhi verën e vitit 2020 nga rradhët e Akademia Pandev, ndërsa i njëjti deri më tani me fanellën “kuqezi” ka zhvilluar 55 ndeshje, duke realizuar edhe 15 gola.

Vlera aktuale e Doriev në tregun europian të futbollit kap shifrën e 600 mijë eurove, ndërs ame siguri se Shkëndija do të pranonte edhe ndonjë ofertë më të ulët, por të kapshme për kushtet tona për ta lënë të lirë.

Doriev me Shkëndijën ka kontratë deri verën e vitit 2023. (infOSport.mk)

Leave a Reply