Mbrojtësi maqedonas i Partizanit i nënshtrohet operacionit

Partizani është një nga skuadrat që ka vuajtur më shumë mungesat për shkak dëmtimesh këtë edicion në Superligën shqiptare.

Mungesa për të kuqtë do të ketë edhe në derbin ndaj Dinamos. Mbrojtësi maqedonas, Aleksander Damçevski është detyruar t’i nënshtrohet operacionit, i cili ka shkuar me sukses, por mbrojtësi do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.

Një tjetër mungesë e rëndësishme për “demat” do të jetë edhe mbrojtësi tjetër maqedonas, Filip Gligorov.

Ky i fundit u dëmtua në sfidën ndaj Vllaznisë, ashtu që edhe ai pritet të mungojë ndaj Dinamo Tiranës së Agim Ibraimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply