ZYRTARE, Shaqiri vazhdon karrierën në MLS ligën amerikane

Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në MLS ligën amerikane. Pas aventurës së suksesshme në futbollin europian, ku arriti të fitoj dy tituj kampion të Europës me Bajernin e Munihut dhe Liverpullin, futbollisti kosovar ka vendosur që të transferohet te skuadra e Chicago Fire.

Ekipi amerikan e ka konfirmuar nënshkrimin nga Lyon në vlerën e 8 milionë dollarëve, dhe Shaqiri bëhet lojtari i fundit i madh që ka lëvizur drejt MLS.

Ylli shqiptarë i përfaqësueses së Zvicrës u transferua te Lyon verën e kaluar, ndërsa largohet vetëm pas 6 muajsh nga ekipi francez.

Leave a Reply