Taulant Seferi nuk ndalet, “dopietë” ndaj kampionëve të Teutës (VIDEO)

Taulant Seferi po kalon momentet e tij më të mira të karrierës, teksa po shkëlqen me Tiranën në Superligën shqiptare, aty ku njëherit mban edhe epitetin e golashënuesit numër 1, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht falë “dopietës” së Seferit, Tirana sot mundi kampionët në fuqi të Teutës me shifrat 2:0, duke rritur epërsinë në pikë ndaj ndjekësit më të afërt, në këtë rast Laçit.

Tirana falë fitores së sotme, numëron 52 pikë, 9 më shumë se Laçi i vendit të dytë, që ka edhe një ndeshje më pak.



GOLAT E TAULANT SEFERIT PËRBALLË TEUTËS



Seferi golin e parë ndaj skuadrës durrsake e realizoi në minutën e 17-të, kur shfrytëzoi gabimin e portierit Dema, ndërsa pas një ore lojë sumuesi kumanovar shënoi edhe golin e dytë personal, duke arritur në shifrën e 14 golave të shënuar në 22 ndeshje.

Pra askush si Seferi këtë edicion në kampionatin shqiptarë, aty ku Tirana është në rrugë të mirë për të rikthyer titullin në kryeqytet.

Përveç këtij takimi, në “Elbasan Arena” u zhvillua edhe takimi midis Partizanit dhe Kukësit. “Demat e Kuq” shkëlqyen në këtë takim duke shënuar fitore 5:0, ndërsa është ky pa dyshim një paralajmërim shumë i mirë për derbin e madh të së shtunës, Tirana – Partizani, që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”. (infOSport.mk)

Leave a Reply