Policia kosovare konfirmon arrestimin e Agim Ademit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Agim Ademit, i cili mbanë postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Deri te masa policore ka ardhur pas përplases së Ademit me një nga punëtorët e federatës, Artan Govori, i cili deklaroi se Ademi e ka kapur për fyti.

Policia ka deklaruar se në koordinim me prokurorin e shtetit rasti është inicuar si “sulm fizik”.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply