Presidenti i federatës së Italisë e uron Sejdinin: Duhesh të jesh krenar miku im, ti je lider i këtij progresi në futbollin e Maqedonisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka dërguar një urim zyrtar për kreun e FFM-së, Muamed Sejdini. Të dy patën një takim zyrtar në Palermo, aty ku Maqedonia fitoi me rezultat 0:1 ndaj Italisë, por Gravina u tregua njeri i madh dhe me një letër e uroi Sejdinin për fitoren.

“I dashur mik Muamed,

Mbrëmë pas firshëllimës së fundit të arbitrit për shkak të publikut dhe të gjitha gjërave tjera që ndodhën pas ndeshjes nuk arrita të vij për të uruar ju dhe ekipin tuaj për fitoren e madhe. Prandaj po e bëj tani, përmes kësaj letre.

Ishte një natë e keqe për ne, por në sport ka gjithmonë një fitues dhe një humbës. Dhe futbolli është interesant sepse është emocionues dhe favoriti nuk fiton gjithmonë. Urimet e mia të përzemërta për suksesin tuaj që i gëzon të gjithë në vendin tuaj, dëshmi për këtë është festa në Shkup.

Mund të krenohesh sepse je prijës i këtij përparimi të futbollit, jam i sigurt se kjo ndeshje në Palermo do të mbetet përgjithmonë në analet e sportit  të Maqedonisë. Ditët në Palermo i lëmë pas nesh, por miqësia jonë e madhe vazhdon të mbetet.

Ju uroj fat dhe suksese në Porto. “Besoj se një tjetër natë e paharrueshme është e mundur”.

Leave a Reply