Enrike komplimente Shqipërisë: Ishte duel i vështirë me një lojtar si Broja

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrike ka festuar gjatë golin e fitores ndaj Shqipërisë dhe në fjalët e tij për “Super Sport”, pas sfidës tregoi vlerësimin e madh që kishte për “kuqezinjtë”.

“E prisja një ndeshje të vështirë, e thamë që para ndeshjes. Ishte ashtu siç e prisnim, një skuadër që luan shumë mirë taktikisht dhe di të mbrohet mirë. Kemi parë ndonjë ndeshje me parë me Anglinë, në eliminatoret e fundit. Keni një lojtar para shumë të mirë si Broja. E prisja shumë të vështirë, se vuajtëm kundërsulmin ndaj nuk ishte aspak e lehtë”, – tha Luis Enrike.

Leave a Reply