Rrihet barbarisht hendbollisti kroat i Butelit, po lufton me jetën në spitalin e Shkupit!

Hendbollisti kroat Denis Tot (27), pjesë e skuadrës shkupjane të Butel, gjatë ditës që po lëmë pas është rrahur në Shkup nga disa persona të panjohur, me ç’rast i njëjti thuhet se po lufton për jetën në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup.

Ai në spital është pranuar mëngjesin e ditës së djeshme, me lëndime të rënda në të gjithë trupin, ndërsa ajo që aktualisht kanë konfirmuar nga klubi i tij, është se gjendja e tij është kritike dhe se i njëjti po lufton për jetën, dhe se nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht me të.

Ai ka disa fraktura  në trup dhe shumë lëndime të tjera, me siguri të shkaktuara pasi është rrahur me sende të forta, por edhe me grushte e shqelma.

Habit fakti se policia maqedonase nuk është deklaruar për këtë rast të bërë ndaj hendbollistit kroat, Denis Tot, shkruan e përditshmja kroate, “Vecernji.hr”, të cilët kishin kontaktuar edhe me vëllanë e tij Borisin, gjithashtu që merret në mënyrë profesionale me hendbollin, duke e konfirmuar lajmin që kishte ndodhur.

“Prindërit janë rrugës për në Shkup, por ende nuk kemi shumë informacione se çfarë ka ndodhur saktësisht” – ishte shprehur Borisi i tronditur dukshëm, përndryshe një portier shumë premtues, i cili aktualisht luan në Holandë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply