Maqedonia U21 pa Arbi Voshën kundër Ukrainës

Përfaqësuesja shpresa e vendit mbrëmë vonë arriti në Stamboll, aty ku sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore kundër Ukrainës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2023.

Pasi mbrëmë ekspedita e të rinjëve të Maqedonisë në Turqi kishte arritur vonë, stërvitjen e parë të përzgjedhurit e Dragan Kanatllarovskit e kishin mëngjesin e sotëm.

Lajm jo i mirë për Kanatllarovskin dhe ekipin U21 të Maqedonisë do të jetë mungesa e Arbi Voshës, një ndër futbollistëve më të mirë në ndeshjen e fundit kundër Armenisë të zhvilluar ditë më parë në Shkup, kur “verdhekuqtë” kishin shënuar fitore 3:1.

Ndeshja midis Maqedonisë U21 dhe Ukrainës U21 në Stamboll starton në ora 19:45. Kujtojmë ndeshja e parë midis këtyre dy kombëtareve e zhvilluar në stadiumin “Petar Milloshevski” në Shkup ishte mbyllur me barazim 1:1.

Pas përfundimit të këtij cikli, Maqedoninë U21 e presin dy duele në Shkup kundër Bosnje e Hercegovinës. (infOSport.mk)

Leave a Reply