Qyteti i Shkupit shpalli Thirrjen Publike për ndarjen e bursave për sportistët – nxënës të shkollave të mesme

Qyteti i Shkupit, shpalli Thirrje Publike përmes së cilës  mbështet zhvillimin dhe avancimin e sportit dhe bën ndarjen e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme, që janë banorë të qytetit të Shkupit dhe mësojnë në shkollat e mesme në territorin e kryeqytetit .

“Me qëllim për të rritur motivimin te sportistët e rinj – nxënës të shkollave të mesme për t’u marrë me sport, për të vazhduar dhe qëndruar dhe më tutje në sport, si dhe për të rritur përfshirjen e sa më shumë nxënësve për t’u marrë me sport dhe aktivitete sportive, Qyteti i Shkupit do të ndajë bursa për sportistët – nxënës të shkollave të mesme të cilët janë banorë të Shkupit dhe mësojnë në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftim.

Kriteret e Thirrjes publike mund t’i gjeni në ueb-faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit. 

Leave a Reply