Shqipëri-Skoci, kuriozitete dhe statistika për duelin e sotëm në Shkodër

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në Shkodër duelin e fundit të Ligës së Kombeve përballë Skocisë. Kuqezinjtë janë të ndërgjegjshëm që çdo rezultat, përveç fitores, i rrëzon në Ligën D, ndaj duhet medoemos një sukses ndaj skocezëve të cilët kanë ende shanse kualifikimi nëse marrin pikë sonte dhe mundin Izraelin të martën.

Në vijim janë disa statistika dhe kuriozitete për duelin që luhet sonte:

– Shqipëria ka fituar 2 nga 5 ndeshjet e fundit zyrtare (humbi tre të tjerat). Hera e fundit që Shqipëria ka regjistruar një barazim në fushën e saj është në tetor 2014, në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës. 6 nga 10 ndeshjet e fundit janë vendosur vetëm nga një gol diferencë (4 fitore, 6 humbje).

– Humbja me Izraelin ishte e 6 për Skocinë këtë vit (2 fitore, 6 humbje). Në transfertë nuk paraqiten aq mirë, me 6 humbje në 10 ndeshjet e fundit (3 fitore, 1 barazim), ndërsa vetëm në 3 nga këto ndeshje të dy skuadrat kanë gjetur rrjetën.

– Skocia është në formë të mirë sa i përket statistikës së shënimit, pasi skocezët kanë arritur të gjejnë rrjetën në 8 ndeshje zyrtare radhazi, duke shënuar 2 apo më shumë gola në 5 prej tyre.

– Skocia ka ruajtur rrjetën të paprekur në 2 nga 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe.

– Në 5 ndeshjet e fundit zyrtare, Shqipëria regjistron një mesatare prej 2,8 kartonësh të verdhë për ndeshje.

– Kuqezinjtë nuk kanë një marrëdhënie të mirë me golin dhe kjo shihet edhe nga statistikat. Shqipëria ka shënuar mesatarisht 0,6 gola për ndeshje në 10 takimet e fundit që ka luajtur në fushën e vet.

– Pas fitores me Shqipërinë, Skocia ka humbur tre ndeshjet e radhës të saj. Një seri më e dobët nuk ndodhte që në gusht 2010 (5 humbje).

-Shqipëria ka ruajtur të paprekur rrjetën në 2 ndeshjet e fundit në shtëpi. Por kuqezinjtë kanë që nga shtatori 2010 që nuk arrijnë të bëjnë më mirë, asokohe regjistruan katër ndeshje radhazi në shtëpi pa pësuar. (vipsport.al)

Leave a Reply