Vetëm Rrahmani vlen gati sa e gjithë skuadra e Iralndës së Veriut!

Amir Rrahmani mbetet larg futbollisti me vlerën më të lart në treg te Përfaqësuesja e Kosovës. Vlera e futbollistit prishtinas që aktivizohet për ekipin italian ta Napolit sipas “Transfermarkt.com”, është 25 milionë euro.

Rrahmani sonte bashkë me shokët “dardan” do të përballen me Irlandën e Veriut në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Bazuar në një statistikë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani sonte sfidohet nga një kombëtare që në tërësi si ekip ka vlerë prej 27.47 milion euro, apo diçka më shumë se dy milionë euro sesa ai.

Në total, përfaqësuesja e Kosovës vlen 73 milionë euro, apo pak më shumë se 45 milionë euro më shumë se kombëtarja e Irlandës së Veriut.

Ndeshja e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në ora 20:45.

Kujtojmë në këtë grup përveç Kosovës dhe Irlandës së Veriut, bëjnë pjesë edhe Qipro dhe Greqia, kombëtare kjo që me 6 pikë aktualisht udhëheq grupin. (infOSport.mk)

Leave a Reply