Tifoz nga Maqedonia dhe Kosova nisen drejt Tiranës në mbështetje të kombëtares së Shqipërisë!

Mbështetja nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, nuk ka munguar asnjëherë për Kombëtaren shqiptare të futbollit, ndërsa ashtu do të jetë edhe sonte kundër Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Për këtë grupimet të organizuara nga qytete të ndryshme të Maqedonisë dhe Kosovës janë nisur për Tiranë.

Në foton e mëposhtme shihen tifo grupet “Kastriotët” nga Gostivari,  grupimi “Forca”, që mbështesin Vushtrinë, “Fikshat” e Kaçanikut, të cilët janë krah Lepencit, si dhe Jakova nga Gjakova që përkrahin Vëllaznimin në Kosovë.

Në këtë mënyrë këto tifo grupe në mënyrën më të mirë dëshmojnë se kombëtarja kuqezi është e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Ndeshja Shqipëri – Izrael sonte në “Air Albania Stadium” starton në ora 20:45. (infOSport.mk)

Leave a Reply