Zaharievski edhe një edicion tjetër bashkë me Struga Trim Lum

FC Struga Trim Lum ka vazhduar kontratën me trajnerin Srgjan Zaharievski edhe për një edicion tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Strategu 48-vjeçar drejtimin e skuarës strugane e morri me 12 mars të vitit 2020, duke e udhëhequr Struga Trim Lumin në plotë 68 ndeshje.

Me Zaharievskin në krye, ekipi i Trim Lum numëron 27 fitore, 24 barazime dhe 17 disfata, me një gol averazh 74:62.

Kujtojmë me Zaharievskin, Struga Trim Lum vitin e kaluar luajti në garat e Ligës së Konferencës, pasi edicionin 2020/2021 e kishte mbyllur në pozitën e tretë. Sezonin që lamë pas, Struga Trim Lum u rendit në pozitën e 6-të, ndërsa ambiciet e klubit strugan për sezonin e ri janë që kjo skuadër sërish të luaj në arenën ndërkombëtare. (infOSport.mk).

Leave a Reply