FC Shkupi transferon futbollistin e Shkëndijës

FC Shkupi ka angazhuar mbrojtësin e djathtë Angelçe Timovski, i cili deri dje ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Pasi shkëputi kontratën me “kuqezinjtë” nga Tetova, shumë skuadra u vunë pas shërbimeve të futbollistit me origjinë nga Probishtipi, i cili në fund u vendos për kampionët e vendit, njofton “infOSport.mk”.

Si duket drejtuesit e skuadrës nga Çairi e kanë joshur me ndonjë ofertë të majme, pasi i njëjti kishte refuzuar ofertën mujore prej 2.500 eurove nga KF Laçi dhe Sileksi, si dhe atë prej 2.000 eurove të Rabotniçkit.

Timovski te FC Shkupi do të jetë një konkurrencë e fortë për Vladica Brdarevskin, por edhe një forcë shtesë për ndeshjet europiane të skuadrës “bardheblu” nga Çairi.

Sezonin e kaluar, Timovski me fanellën e Shkëndijës luajti në 27 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola. Ndryshe në elitën e futbollit vendor, Timovski ka zhvilluar plotë 235 ndeshje, duke regjistruar 6 gola dhe 23 asistime. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply