Skënderbeu aktivizohet në merkato, transferon një malazez

Futbollisti malazez, Idriz Toskiç prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i  Skënderbeut. 23-vjeçari së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh atë për 1 vit e gjysmë me klubin korçar.

Toskiç ka mbërritur ditën e djeshme në Korçë ndërkohë që sot u bashkua me grupin në stërvitje në seancën e parë përgatitore në kuadër të takimit ndaj Partizanit. Malazezi luan në qendër të mesfushës dhe është afrimi i 3-të në merkaton e janarit pas Elmir Asanit dhe Shqiprim Taipit.

Leave a Reply