Vedat Muriqi kërkohet nga skuadra e njohur angleze!

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery kërkon me ngulm sulmuesin shqiptarë nga Kosova, Vedat Muriqin, raportuan gjatë ditës së sotme mediat spanjolle, përcjellë “infOSport.mk”.

Emery është dashuruar te Muriqi, pas paraqitjeve të këtij të fundit me fanellën e Majorkës në elitën e futbollit spanjoll, aty ku sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në 12 ndeshje ka realizuar 8 gola.

Ndërkohë sipas mediumit të njohur italian, “Calciomercato”, drejtuesit e Aston Villas duhet t’i paguajë 20 milionë euro Majorkës për t’i fituar shërbimet e Muriqit, nga shitja e të cilit do të përfitonte edhe Lacio, prej ku edhe u transferua në La Liga gjatë verës që lamë pas.

28-vjeçari Muriqi me Majorkën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ditë më parë është raportuar se edhe dy skuadrat nga kryeqendra spanjolle, Reali dhe Atletiko kanë shprehur interesim për sulmuesin shtatlartë nga Prizreni i Kosovës.

Leave a Reply