Ibrahimoviçi shqiptarë pjesë e Bajernit të Munihut deri në vitin 2025

Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajerni i Munihut ka rinovuar kontratën me sulmuesin shqiptar, Arijon Ibrahimoviç deri në vitin 2025.

17-vjeçari te skuadra “bavareze” u transferua në vitin 2018, teksa javën e kaluar i njëjti u përfshi në kampin stërvitor të ekipit të parë.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimoviç. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë.” – tha anëtari i bordit sportiv te Bajerni i Munihut, Hasan Salihamixhiç.

I lumtur me këtë kontratë kishte mbetur edhe vetë futbollisti shqiptarë, Ibrahimoviç, i cili shkurt për faqen zyrtare të klubit gjerman kishte thënë: “Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm te Bajerni i Munihut.”

Leave a Reply