Shkëndija demolon Daçian (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore të pastërt 3:0 në ndeshjen e parë eliminatore të Liga Evropa ndaj Daçias, duke bërë kështu më të lehtë takimin e kthimit në Moldavi, që në program është pas një jave, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija zhvilloi një super ndeshje në stadiumin “Mladost” në Strumicë, ku sërish nuk mungoi ndihma e tifo grupit “Ballistët”, të cilët përkrahën skuadrën e tyre gjatë gjithë ndeshjes.

Golin e parë Shkëndija e realizoi vetëm pas 6 minutave lojë, kur Besart Ibraimi nuk gaboi nga pika e bardhë, duke mposhtur për herë të parë portierin e Daçias në këtë ndeshje. Jabla kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj Marjan Radeskit, me ç’rast arbitri kryesor me plotë të drejtë tregoi në pikën e bardhë.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm 4 minuta më pas Marjan Radeski shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Railean. Kapiteni Hasani mjaft mirë ekzekutoi goditjen e lirë, të cilën portieri mysafir arriti vetëm da devijoj deri te braziliani Zhunior, i cili mjaft mirë gjeti në shtyllë e dytë sulmuesin Radeski, që nga afërsia shënoi edhe golin e dytë për Shkëndijën.

“Kuqezinjtë” edhe përkundër këtij avantazhi vazhduan me ritmin e njëjtë, ku si rezultat në minutën e17-të erdhi edhe goli i tretë me anë të Armend Alimit, gol ky që megjithatë u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Deri në mbyllje të pjesës së parë vlen të theksohet edhe bomba e Besart Ibraimit që përfundoi në traverzë dhe shtyllë, por jo edhe në rrjetën e mysafirëve, të cilët në pjesën e dytë vendosën të mbrohen.

SHKËNDIJA DEMOLON DAÇIAN **********************Shkëndija ka shënuar fitore të pastërt 3:0 në ndeshjen e parë eliminatore të Liga Evropa ndaj Daçias, duke bërë kështu më të lehtë takimin e kthimit në Moldavi, që në program është pas një jave, njofton “infOSport.mk”.

Публикувахте от infosport.mk в 29 юни 2017 г.

Kjo bëri që Shkëndija edhe në këtë pjesë të krijoj shumë raste shënimi, një prej të cilëve Radeski arriti që ta shndërrojë në gol.

Hasani mjaft mirë harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa Radeski në shtyllën e parë kërceu më së larti dhe me kokë edhe për herë të tretë në këtë ndeshje mposhti portierin, Railean.

Ky gol, i dyti personal për Radeskin në këtë ndeshje rezultoi të jetë edhe i fundit në këtë takim, edhe pse me pak më shumë fat Shkëndija mund të realizonte një fitore edhe më bindëse, edhe pse vlen të ceket se kjo është fitorja më e thellë e arritur nga ana e skuadrës tetovare në garat evropiane.

Rezultati 3:0 bënë që Shkëndija në ndeshjen e kthimit që në program është pas një jave të niset pa shumë ngarkesa, me shpresë se edhe në Moldavi të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani do të shfaqen në të njëjtën mënyrë.

Leave a Reply