Fitorja ndaj Daçias, më e thella për Shkëndijën në Evropë (VIDEO)

Fitorja 3:0 ndaj Daçias në kuadër të turit të parë eliminatorë të Liga Evropa është fitorja më e thellë që Shkëndija e ka arritur në garat evropiane, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” nga Tetova ishi superior në përballjen e sotshme ndaj skuadrës moldave, ndaj së cilës mund të shënonin një fitore edhe më të thellë, në rast se fati ishte në anën e tyre në disa nga rastet e krijuara para portës së tyre.

Sidomos vlen të theksohen goditjet e dyshes Hasani – Ibraimi, me këtë të fundit që në një rast qëlloi traverzën dhe shtyllën, por jo edhe rrjetën e mysafirëve.

SHKËNDIJA DEMOLON DAÇIAN **********************Shkëndija ka shënuar fitore të pastërt 3:0 në ndeshjen e parë eliminatore të Liga Evropa ndaj Daçias, duke bërë kështu më të lehtë takimin e kthimit në Moldavi, që në program është pas një jave, njofton “infOSport.mk”.

Публикувахте от infosport.mk в 29 юни 2017 г.

Deri më tani si fitore më të larta të Shkëndijës në Evropë, konsideroheshin fitoret e edicionit të kaluar në Liga Evropa, kur “kuqezinjtë” me rezultatin 2:0 kishin mundur Mlada Boleslavën nga Çekia si dhe skuadrën polake të Krakovia.

Ndryshe ishte kjo ndeshja e 17-të e Shkëndijës në Evropë, 15 prej të cilave i ka zhvilluar në kuadër të Liga Evropa dhe vetëm dy ndeshje në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Fitorja e sotshme ndaj Daçias ishte fitorja e 6-të për skuadrën tetovare, e cila shpresojmë se këtë vit do na gëzojë të gjithëve, duke bërë një hap më parë se edicionin  e kaluar, kur luajti në fazën “play-off” të Liga Evropa.

Leave a Reply