FC Shkupi starton me fazën e parë përgatitore (FOTO)

FC Shkupi ka startuar me fazën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri 2017/18.

Në grumbullimin e parë, trajneri i “bardhekaltërve” Ardian Nuhiu kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, përveç Ermedin Ademit, Emanuel Mbellës dhe Sedat Berishës, me këta tre të fundit që do t’i bashkangjiten FC Shkupit ditëve në vijim.

Shkupi deri më 17 korrik do t’i zhvillojë stërvitjet në Çair, ndërsa fazën e dytë të përgatitjeve do ta vazhdojë në Mavrovë ose në Ohër, ku dhe në program do të kenë ndeshje kontrolluese.

Deri më tani skuadrës nga Çairi iu është bashkangjitur vetëm Kristijan Stojkoski, ndërsa nga tabori “bardheblu” kanë paralajmëruar edhe përforcime të reja gjatë ditëve në vijim.

Leave a Reply