Rastet dhe golat nga ndeshja, Shkëndija – Daçia (VIDEO)

Shkëndija ishte superiore në përballjen e parë eliminatore të Liga Evropa, duke mundur Daçian me rezultatin e thellë 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje në të cilën Shkëndija kishte dominim absolut në fushën e blertë të stadiumit “Mladost” në Strumicë, që kësaj rradhe rezultoi me fat për “kuqezinjtë” nga Tetova.

Vetëm pas 6 mintave lojë Shkëndija avansoi me golin e realizuar nga Besart Ibraimi, i cili shënoi nga pika  e bardhë, të cilën e kishte përfituar  Marjan Radeski.

Ky i fundit vetëm 4 minuta më pas arriti që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Railean, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 2:0, edhe pse futbollistët e Qatip Osmanit përmes Armend Alimit në minutën e 18-të shënuan edhe golin e tretë, i cili u anulua nga ana e arbitrit kryesor, për shkak pozitës jashtë loje.

Në pjesën e dytë edhe përkundër rasteve të shumta, Shkëndija realizoi vetëm një gol, edhe atë me anë të Marjan Radeskit, i cili shënoi edhe golin e dytë personal, duke vazhduar në këtë mënyrë formën e tij të shkëlqyeshme, që shfaqi edhe kah fundi i sezonit të kaluar.

Të tre golat si dhe rastet e shumta të Shkëndijës nga përballja kundër Daçias, ju ftojmë ti ndiqni në videon më poshtë.

Leave a Reply