Shkëndija evropiane shfaqet që në start ndaj Daçias (VIDEO)

Shkëndija e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2:0 ndaj skuadrës së Daçias nga Moldavia,  edhe pse nuk do të ishte e pa merituar nëse “kuqezinjtë” këtë pjesë e mbyllnin së paku edhe me dy gola të tjerë në rrjetën e mysafirëve.

Vetëm pas 6 mintave lojë Shkëndija avansoi me golin e realizuar nga Besart Ibraimi, i cili shënoi nga pika  e bardhë, të cilën e kishte përfituar  Marjan Radeski.

Ky i fundit vetëm 4 minuta më pas arriti që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Railean, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 2:0, edhe pse futbollistët e Qatip Osmanit përmes Armend Alimit në minutën e 18-të shënuan edhe golin e tretë, i cili u anulua nga ana e arbitrit kryesor, për shkak pozitës jashtë loje.

Shpresojmë se me ritmin e njëjtë Shkëndija do të vazhdojë edhe në pjesën e dytë dhe se që në ndeshjen e parë do të sigurojë kualifikimin për në raudin e dytë në kuadër të eliminatoreve të Liga Evropa.

Leave a Reply