Ballistët: “Europë shqiptarët po vijnë” (VIDEO)

Në këto momente në stadiumin “Mladost” në Strumicë po zhvillohet ndeshja e turit të parë eliminatorë në Liga Evropa midis Shkëndijës dhe skuadrës moldave të Daçias, njofton “infOSport.mk”.

Pas 35 minutave lojë vërehet një lojë e shkëlqyeshme e Shkëndijës, që avanson me rezultatin 2:0, ndërsa me pak më shumë fat kjo skuadër mund të shënonte së paku edhe dy gola të tjerë, duke rikujtuar madje se një gol i “kuqezinjëve” i shënuar nga ana e Armend Alimit u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

E gjithë kjo ka bërë që edhe tifozët e pranishëm në tribuna të jenë të kënaqur nga ajo që po tregon skuadra e tyre, e në veçanti “Ballistët”, të cilët njëjtë sikurse futbollistët e tyre në fushë, ata po shkëlqejnë në tribuna.

Në një moment ata shpalosën disa pankarta me një mesazh shumë domethënës, drejtuar Europës.

“Europë, shqiptarët po vijnë” ishte titulli kryesor i pankartës së “Bballistëve”, të cilët më poshtë kishin shpalosur gjithë emrat e skuadrave shqiptare pjesëmarrëse në garat evropiane, siç janë: Skënderbeu, Tirana, Kukësi, Partizani (Shqipëri), Shkëndija (Maqedoni),  Trepça ’89 dhe Prishtina (Kosovë).

Leave a Reply