Zbulohen pagat te Arsenali, Xhaka në TOP5 më të paguarit!

Arsenali ka angazhuar dy emra të rinj deri më tani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Leandro Trossard u transferua nga Brajtoni për shifrën e 27 milionë funteve (30.6 milionë euro), derisa Jakub Kiëior u transferua nga Specia për 21 milionë funte (24 milionë euro).

Edhe pse nuk mund t’i konkurrojnë futbollistët më të paguar në klub, dy lojtarët e rinj janë lart në listën e futbollistëve më të paguar.

Sulmuesi belg është futbollisti i nëntë më i paguar me 4.7 milionë funte (5.3 milionë euro) në sezon, derisa mbrojtësi polak do të përfitojë 3 milionë funte (3.4 milionë euro në sezon) dhe renditet i 13-ti në listë.

Futbollisti më i paguar i Arsenalit është Gabriel Jesus me 13.8 milionë funte (15.7 milionë euro) në vit, gjegjësisht 265.000 funte (300.921 euro) në javë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është lojtari i pestë më i paguar te skuadra kryesuese e Premierligës angleze, me përfitime vjetore prej 6.2 milionë funte (shtatë milionë euro), gjegjësisht 120.000 funte (136.280 euro) në javë.

Në vijim mund të shihni pagat vjetore dhe javore të futbollistëve të Arsenalit (në funte).

Leave a Reply