Caktohet data e meçit të shumëpritur, Fjuri – Usyk!

Meçi i shumëpritur ndërmjet Tajson Fjuri dhe Oleksandr Usyk me shumë gjasë do të ndodhë së shpejti. Promotori i njohur i boksit Frank Ëarren u shpreh se marrëveshja mes tyre është shumë pranë finalizimit.

Ai konfirmoi gjithashtu se dueli mes dy kampionëve të botës do të zhvillohet më 29 prill.

Të dy boksierët janë të pamposhtur dhe kjo sfidë do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Ne jemi shumë, shumë afër realizimit të kësaj sfide. Njerëzit e Usyk do të vijnë nesër dhe unë shpresoj të marrë disa lajme të mira për të gjithë. Jemi shumë afër realizimit të kësaj sfide,” tha promotori Frank Ëarren, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i Fjurit.

Lufta midis Fjurit dhe Usyk mund të zhvillohet edhe në Arabinë Saudite, edhe pse nuk përjashtohet sërish edhe stadiumi “Uembli” në Londër, aty ku së fundmi Fjuri u përballë me Dillian.

Leave a Reply