Asgjë e re, Lionel Messi shpallet sërish më i miri nga FIFA

Në Paris sonte FIFA mbajti edicionin e saj të 7 të çmimeve “The Best”, për të nderuar më të mirët e vitit që lamë pas, vitin 2022.

FIFA ka vendosur të zhvillojë këtë ceremoni në shkurt, si pasojë e përfundimit të Botërorit 2022 në dhjetor.

Ashtu edhe siç pritej, Lionel Messi u shpall “Lojtari më i mirë i FIFA-s” për vitin 2022. Argjentinasi, kampion bote në botërorin e fundit “Qatar 2022”, sikurse pritej mposhti konkurrencën e Karim Benzemas dhe bashkëlojtarit të tij te PSZh-ja, Kylian Mbape.

“Është kënaqësi të jem këtu dhe të fitoj sërish”– tha fillimisht Messi, i cili për këtë çmim nuk la pa falënderuar bashkëlojtarët e tij të Argjentinës, me të cilët plotësoi ëndërrën e tij për të fituar trofeun që i mungonte, atë të Kupës së Botës, e që realisht është ëndërr e çdo futbollisti.

“Falënderoj të gjithë lojtarët dhe trajnerin e Argjentinës. Ky është një çmim grupi. O Zot, kam mundur të fitoj Kupën e Botës! Falënderoj familjen time dhe argjentinasit që e kanë përjetuar ashtu siç e kemi përjetuar edhe unë Kupën e Botës. Një puthje për fëmijët e mi që po më shikojnë.” – përfundoi Messi, i cili kishte marrë 52 pikë, 8 më shumë se Mbappe, derisa Benzema në vendin e tretë kishte grumbulluar 34 pikë. Në TOP5 kishte vend edhe Luka Modriç (28 pikë) dhe Erling Halland (24 pikë).

Leave a Reply