Sot nisin eliminatoret për EURO 2024, mësoni të gjitha përballjet

Sot edhe zyrtarisht nisin eliminatoret e EURO 2024, ndërsa e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në super duelin që do të zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli, aty ku mejdanin do të ndajnë kampionja e fundit Italia dhe nënkampionët e Anglisë.

Këto dy skuadra rikthehen për t’u përballur me njëra-tjetrën në këtë kompeticion, pas finales së 11 korrikut 2021, nga e cila kampion të Europës dolën djemtë e Mançinit.

Një ndeshje tjetër që zgjon interes, është edhe ajo midis Danimarkës dhe Finlandës, derisa Maqedonia në Shkup do të mirëpret Maltën.

Më poshtë mund të shihni të gjitha ndeshjet që janë sot në program.

 

Leave a Reply