Juventusi pa shërbimet e Demiral në 3 sfidat e ardhshme

Merih Demiral u zgjodh në 11-shen më të mirë të javës së 8-të në “Serie A”, mirëpo mbrojtësi i Juventusit do të duhet të pushoj sërish, këtë herë për shkak të një dëmtimi muskulor që do e largojë atë për disa ditë larg fushave të blerta.

Mbrojtësi turk gjatë ditës së sotme i është nënshtruar rezonancës magnetike, që ka konfirmuar problemet muskulore të lojtarit 22-vjeçar.

Demiral do të qëndrojë jashtë fushave së paku 10 ditë, duke humbur në këtë mënyrë sfidat ndaj Ferencvarosh dhe Dinamo Kiev në Ligën e Kampionëve dhe atë ndaj Beneventos të Filipo Inzaghit në kampionat.

Demirel pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për ndeshjen e 5 dhjetorit kundër Torinos.

Leave a Reply