Hamza Ramani rikthehet sërish në folenë e vjetër

Hamza Ramani sezonin e ri do të luaj me fanellën e FC Shkupit, te e cila skuadër edhe ishte krijuar si futbollistë. Në këtë mënyrë 20-vjeçari rikthehet sërish në folenë e vjetër, mirëpo kësaj rradhe me një bagazh më të madh sa u përket ndeshjeve të Ligës së Parë, aty ku numëron gjithsej 29 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Kujtojmë, pikërisht me fanellën e FC Shkupit, Ramani ende pa mbushur 17 vjet kishte debutuar në elitën e futbollit vendor me 24 shkurt të vitit 2019 në ndeshjen kundër Pobedës.

Ndryshe me fanellën e FC Shkupit, Ramani numëron gjithsej 3 ndeshje në kuadër të elitës, derisa i njëjti kishte provuar veten më pas edhe në Ligën e Dytë, me skuadra si Vëllazërimi, Veleshta dhe Bellasica, ku kishte lënë gjurmë, pavarësisht moshës.

Verën e vitit 2022 shkupjani iu bashkua skuadrës së Pobedës, që ishte rikthyer në Ligën e Parë, ndërsa falë paraqitjeve shumë të mira, në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, Ramani ishte transferuar te Sileksi.

Ai me këtë skuadër u paraqit në 13 ndeshje, duke regjistruar 1 gol dhe 1 asist, ndërsa vlen të theksohet se debutimin me fanellën e skuadrës nga Kratova e kishte bërë pikërisht ndaj FC Shkupit.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Ramani me skuadrën e fëmijërisë së tij gjatë këtyre ditëve do të nënshkruaj kontratë 3-vjeçare, njëjtë sikurse edhe Arbi Vosha, që u prezantua dy ditë më parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply