ZYRTARE, FC Shkupi përforcon mbrojtjen me një sllovak

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe përforcimin e dytë. Pas Arbi Voshës, emër i ri në rradhët e skuadrës nënkampione të vendit, është sllovaku Michal Pinter. Bëhet fjalë për një futbollist 29 vjeçar, që luan në qendër të mbrojtjes, ndërsa i njëjti vjen nga skuadra e kategorisë më të fortë sllovake, Zlate Moravce.

“Para se gjithash, ajo që dua të them se jam shumë i lumtur për mundësinë që më është dhënë të jem pjesë e skuadrës së Shkupit. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, shpresoj të kem shëndet dhe të jem në gjendje që të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë me atë që di ta bëjë. Nuk kam luajtur futboll këtu do muajt e fundit, më ka munguar futbolli dhe jam duke pritur me padurim të filloj. Mezi po pres të nisi me stërvitjen e parë, kështu që le të fillojmë mbarë”, është shprehur sllovaku Pinter.

Pinter gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e Liptovsky. Gjatë karrierës së tij ai ka zhvilluar 185 ndeshje në ligën elitare të Sllovakisë, aty ku kishte realizuar edhe 9 gola.

FC Shkupi dhe Pinter kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa ai tani më është nën urdhrat e trajnerit Xhihat Arsllan, i cili beson se do të jetë një shtyllë e fortë e mbrojtjes së ekipit tonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply