Partizani zyrtarizon trajnerin dhe drejtorin e ri sportiv

Partizani ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri pas shkarkimit të italianit, Xhovani Kolella. Ky i fundit, edhe përkundër se fitoi titullin kampion, u shkarkua nga ana e drejtuesve të Partizanit, bashkë edhe me drejtorin sportive, Elton Marini, që kishte qenë më i merituari për afrimin e strategut Italian te “Demat e Kuq”.

Ditën e sotme Presidenti i Partizanit, Gazment Demi dhe drejtori i ri sportive, Arbër Ablilaliaj, kanë zyrtarizuar timonierin e ri, Zoran Zekiç.

Ka qenë vetë klubi që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në profilin e tyre zyrtarë në Facebook. Të kuqtë pas prezantimit të trajnerit ditën e sotme do të nisin zyrtarisht përgatitjet për kualifikueset e Ligës së Kampionëve, që njëkohësisht skuadrës do i shërbejnë edhe për ndeshjet kampionale të sezonit 2023/24. (infOSport.mk)

Leave a Reply