Kosova vlen më shumë se Maqedonia e Veriut

Kosova dhe Maqedonia e Veriut humbën rastin e tyre të parë që përmes kualifikimeve të sigurojnë një vend për në Europianin e vitit 2020, mirëpo që të dyja tashmë kanë rastin tjetër, që përmes Ligës së Kombeve të tentojnë ëndërrën të bëjnë realitet.

Këto dy përfaqësuese me 26 mars të vitit të ardhshëm në Shkup do të takohen në gjysmëfinalen e parë të kompeticionit më të ri nga ana e UEFA-s në nivel kombëtaresh, ndërsa fituesi do të kalojë në finalen e madhe, ku e pret gjithashtu fituesin nga përballja tjetër gjysmëfinale e Ligës “D”, Gjeorgji-Bjellorusi.

Nga gjithë këto 4 përfaqësuese, në Euro 2020 do të mund të kualifikohet vetëm njëra.

Ndërkohë kur jemi tek këto përfaqësuese vlen të përmendet se ajo e Kosovës e ka vlerën më të madhe në tregun e futbollit europian, ndërsa gjithashtu edhe mesataren më të re të futbollistëve.

Kosova: 25 vjeç – Renditja FIFA 114 – Vlera 63.13

Sipas tabloidit të madh të statistikave “Transfermarkt”, përfaqësuesja e Kosovës kushton rreth 63 milionë euro. Në këtë vlerë nuk janë të përfshirë futbollistët e lënduar si Vedat Muriqi (8 milionë), Arbër Zeneli (6 milionë) dhe Hekuran Kryeziu (rreth 2 milionë).

Lojtari me vlerën më të lartë në këto statistika është Milot Rashica, ku vlera e kartonit të tij është 20 milionë euro.

Maqedonia e Veriut: 26.2 vjeç – Renditja FIFA 68 – Vlera 56.70

Maqedonia e Veriut kushton 56.7 milionë euro, ku dy prej tre futbollistëve më të kushtueshëm janë shqiptar. Fjala është për Enis Bardhin, kartoni i të cilit në tregun europian të futbollit kap shifrën e 15 milion eurove, si dhe Ezgjan Alioskit, që vlerësohet në 4.5 milion euro. Futbollistë më i shtrenjtë te Maqedonia e Veriut, sipas “transfermarkt” është shkupjani, Elif Elmas, që kap vlerën e 17 milion eurove.

Gjeorgjia: 27.3 vjeç – Renditja FIFA 90 – Vlera 26.85

Gjeorgjia është në vendin e tretë në këtë listë me vlerë 26.85 milionë euro. Lojtari më i vlefshëm te kjo kombëtare është mbrojtësi i Shakhtarit, Davit Khocholava që kushton rreth 5 milionë euro.

Bjellorusia: 28.7 vjeç – Renditja FIFA 86 – Vlera 17.55

Ndërkohë kombëtarja e Bjellorusisë është më e dobëta në këtë statistikë. Ish republika sovjetike kushton 17.55 milionë euro, ndërkohë lojtari i tyre më i vlefshëm është  mbrojtësi i Krasnodar, Aleksandr Martynovich që kushton 4 milionë euro.

Rikujtojmë ndeshjet gjysmëfinale në program janë me datë 26 mars, ndërkohë finalja e madhe do të zhvillohet me 31 mars.

Leave a Reply