Mesazhi i Arbër Zenelit për të rinjtë shqiptarë

Nuk ka asnjë dyshim se Arbër Zeneli ka qenë mungesa më e madhe e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e fundit eliminatore për “Euro 2020”.

Futbollisti me origjinë nga Mitrovica u lëndua në ndeshjen e qershorit kundër Malit të Zi në transfertë, ndërsa rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të ndodh vetëm fillimin e vitit të ardhshëm.

Zeneli, i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës franceze të Reims, gjatë fundjavës ishte në Kosovë, ku shfrytëzoi rastin për të mbështetur shokët e tij të skuadrës në ndeshjen e fundit eliminatore në kuadër të grupit “A” eliminatorë kundër Anglisë.

Gjithsesi ai nuk kishte lënë pa vizituar edhe qytetin e tij të lindjes, Mitrovicën, e ku atje në një intervistë për ‘MitroSport’, kishte dhënë një mesazh për të rinjtë e futbollit kosovar.

“Unë ua kisha thënë fjalët që mi ka thënë babai im: ‘Të japësh maksimumin dhe të besosh në vetvete. Talentin e ke, por nuk jeton gjithmonë, puna është kryesorja”.

Leave a Reply