Kukësi kaloi edicionin më zhgënjyes të dekadës të fundit, teksa deri në javët e fundit ndodhej në rrezik për zonën e rënies nga Kategoria. Skuadra nga Verilinja e Shqipërisë, ndonëse e nisi me shumë pretendime sezonin 2022/23, performanca ishte shumë larg dëshirës së drejtuesve të skuadrës.
Kështu, drejtuesit e Kukësit që tani do të nisin nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, por duhet t’i bëjnë llogaritë pa kapitenin e skuadrës, Gjelbrim Taipi.
Burime të sigurta për Supersport bëjnë me dije, se ish futbollisti i Shkëndijës, ka mbyllur bashkëpunimin me Kukësin këtë fundjavë, edhe pse i njëjti ka kontratë deri qershorin e vitit të ardhshëm.
Largimi i tij ndoshta ka të bëjë edhe largimin e të vëllait, Shqiprimin, i cili më herët njoftoi se ka ndarë rrugët me kuksianët.
Gjelbrim Taipi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Kukësit, duke qenë lojtari i vetëm që luajti në të githa ndeshjet e kampionatit (36).
30-vjeçari ka regjistruar këtë sezon dhe 5 gola dhe 7 asistime.
Ndryshe gjatë periudhës gati 3-vjeçare, Gjelbrimi me fanellën e Kukësit ka zhvilluar 116 ndeshje, duke realizuar edhe 16 gola dhe 14 asistime.
Në anën tjetër Shqipërim Taipi largohet pas 2 sezonesh, me 70 ndeshje të luajtura dhe 4 gola të shënuar.