E bujshme, pas Skënderbeut, edhe Dinamo vihet pas shërbimeve të Muharemit

Suhel Muharemi aktualisht është një futbollistë i lirë, mirëpo jo edhe për shumë kohë. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e shkupjanit shumë seriozisht janë future në bisedime dy skuadrat e rikthyera në Superligën shqiptare, Dinamo e Tiranës dhe Skënderbeu.

Me këta të fundit tashmë disa ditë bisedimet po zhvillohen intenzivisht, mirëpo së fundmi në skenë ka dalë edhe Dinamo e Tiranës, që gjithashtu ka shprehur gatishmëri për të marrë në rradhët e veta shkupjanin, i cili me Struga Trim Lum edicionin e fundit u shpall kampion, duke kontribuar me 3 gola dhe 3 asistime në 15 ndeshje.

Mirëpo lista e skuadrave të interesuara për shërbimet e Muharemit, nuk përfundon vetëm me dy skuadrat nga Shqipëria, pasi për shërbimet e 21-vjeçarit interes ka shfaqur edhe Voska Sport, skuadër kjo që edicionin e ri do të garojë në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply