Hidhet shorti për sezonin e ri, kampionët e Futsal Shkupit e nisin ndaj KMF Kratovo

Sot është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri në elitën e futsalit vendor. Skuadra kampione në fuqi e Futsal Shkupit mbrojtjen e titullit do ta nis si vendas kundër skuadrës së re të inkuadruar në elitë, KMF Kratovës, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë në program është me datë 22 shtator, teksa një ditë më herët ndeshjen e saj të parë në elitën e futsalit vendor do ta zhvillojë edhe Juventus Serava, që do të jetë mysafir i skuadrës së Astibos nga Shtipi, që gjithashtu këtë vit për herë të parë do të luaj në mesin e më të mirëve në futsalin vendor.

SEE Univerziteti nga Tetova si nikoqir sezonin e ri do ta hap kundër ekipit të Mal Ajaks, Zhelezareci do të luaj ndaj Hedisit, teksa Velesi, që sezonin e kaluar u shpall nënkampion në teren vendas do të luaj ndaj KMF Cikos.

Njëjtë sikurse edhe sezoni i kaluar, ashtu edhe edicioni 2017/2018 do të zhvillohet në tre raunde me nga 9 xhiro.

 

Liga e Parë në futsal

Xhiroja e Parë (21-24.09)

Futsal Shkupi KMF Kratovo
KMF Astibo Juventus Serava
SEEU Tetovë KMF Mal Ajaks
KMF Velesi KMF Ciko
KMF Zhelezareci KMF Hedisi

 

Leave a Reply