Ndahet nga jeta ish trajneri i futbollit për të rinj, Adnan Suleljmani (Hafëzi)

Pas një sëmundje disa vjeçare, sot nga kjo botë u nda një punëtor shumë i shquar sportiv në vendin tonë, Adnan Sulejmani, ndryshe në vendin tonë i njohur si “Hafëzi”. Tashmë i ndjeri gjatë punë së tij shumë vjeçare si pedagog futbolli, ka trajnuar dhe ka rritur shumë futbollistë, që tani janë pjesë e futbollit në vend, por edhe më gjërë.

Kujtojmë në duart e tij kanë kaluar emra të futbollistëve si Besir Iseni, Besir Demiri, Fatmir Arifi, Besart Krivanjeva, Husein Demiri, Bunjamin Shabani, Bujar Mustafa e Mevlan Adili.

Ky i fundit përmes profilit të tij në “facebook” përmes një shkrimi më të gjatë kishte falënderuar pafundësisht të ndjerin Adnan Sulejmanin, pasi i njëjti kishte kontribuar shumë në ndërtimin e karrierës së futbollistit aktual të Shkëndijës, i cili gjithashtu ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare.

Shprehjes së ngushëllimeve familjarëve të afërm por edhe shumë miqve që kishte pedagogu, Adnan Sulejmani, u bashkëngjitet edhe “infOSport.mk”, duke uruar që të ndjerin ta bëjë prej banorëve të xhennetit.

Leave a Reply