Shkëndija sonte niset drejt Kardifit, aty ku do të kërkojnë kualifikimin për më tej

Shkëndija e Tetovës sonte në mbrëmje do të niset drejt Kardifit për ndeshjen e dytë me Haverforduestin, e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Konferencës.

Ekspedita kuqezi do të udhëtojë nga aeroporti Shkupit drejt Lutonit, që më pas të vendoset në Kardif, aty edhe ku do të zhvillojnë takimin e raundit  të parë.

Shkëndija ka epërsi prej një goli nga ndeshja e parë që u zhvillua në Shkup, ndërsa në këtë transfertë të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu, udhëtojnë për të marrë një rezultat tjetër pozitiv, përmes të cilit ata do të kualifikoheshin për në raundin e dytë të këtij kompeticioni.

Një ditë para ndeshjes (e mërkurë), “kuqezinjtë” do të kryejnë stërvitjen zyrtare në stadiumin e Kardifit, aty ku të enjten do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë kundër Haverforduest, ndeshje kjo që starton në ora 20:45.

Leave a Reply