Interesim i madh për ndeshjen Struga Trim Lum-Zhalgiris

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës së Zhalgiris. Bazuar në rezultatin e para një jave në Vilnius (0:0), për ndeshjen e sotme ka një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e publikut strugan, por edhe më gjërë, ndërsa këtë e paralajmëruan nga vetë klubi i Struga Trim Lum përmes faqes zyrtare, në të cilën konfirmuan shitjen e kapacitetit të stadiumit.

Për ndeshjen e sotme, që starton në ora 17:00 (stadiumi i qytetit – Ohër) në përdorim do të jetë vetëm tribuna e re, ndërsa në tribunën e vjetër përballë do të jetë të stacionuar gazetarët e akredituar për këtë ndeshje.

Kujtojmë, në rast se Struga Trim Lum kalon pengesën e quajtur Zhalgiris, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të përballet me gjigandët turq të Galatasarajit. (infOSport.mk)

Leave a Reply