Golat nga ndeshja FC Shkupi-Kit Go (VIDEO)

Fc Shkupi të mërkurën pa shumë probleme kaloi me lehtësi fazën e 1/8 së finales së Kupës, duke eliminuar ekipin e Ligës së Dytë, Kit Go. Skuadra e trajnerit Umit Karan shënoi fitore 5:0, ndërsa kalimin në raundin tjetër e paralajmëruan që në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me shifrat 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Fitoren e “pëllumbave” nga Çairi e paralajmëroi braziliani Neto Bianor që në minutën e katërt. Alvarez harkoi nga goditja e këndit në shtyllën e dytë, aty ku Neto nuk fali dhe nga afërsia shënoi me kokë për 1:0.

FC Shkupi avanson ndaj Kit Go vetem pas 4 minutave lojë

FC Shkupi avanson ndaj Kit Go vetem pas 4 minutave lojëFC SHKUPI – KIT GO 1:0(Neto 4')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më vonë FC Shkupi përfitoi një penalti me anë të Ilirid Ademit, ndërsa përgjegjësinë për të ekzekutuar të njëjtën e morri, Sabit Bilali, që nuk gaboi dhe shënoi për 2:0.

Në minutën e 27-të ndodhi edhe momenti më i bukur i takimit. Ademi dhe Alvarez kombinuan në afërsi, ndërsa kostarikani me një asist perfekt gjeti në zonën kundërshtare Darko Glishiç, që me një start rrëshqitës arriti të shënojë edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve nga Pehçeva.

Pas 27 minutave lojë FC Shkupi avanson 3:0 ndaj Kit Go

Pas 27 minutave lojë FC Shkupi avanson 3:0 ndaj Kit GoFC SHKUPI – KIT GO 3:0(D. Glishiq 27')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.

Goli i katërt erdhi në minutën e 40-të, kur pas një kombinimi të dyfishtë me Alvarez, Ilirid Ademi nga brendia e zonës gjeti rrugën e duhur drejt portës kundërshtare.

Super kombinim mes Alvarez dhe Ademit, ky i fundit shenon

Super kombinim mes Alvarez dhe Ademit, ky i fundit shenon edhe golin e katert per FC ShkupinFC SHKUPI – KIT GO 4:0(I. Ademi 40')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.

4 gola në 45 minuta lojë bënë që FC Shkupi në pjesën e dytë të futet shumë më i relaksuar dhe pa ndonjë ngarkesë, ndërsa vetëm pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë, një pasim i saktë i Fatjon Jusufit për Gudiabin, i mundësoi këtij të fundit që të shënojë edhe golin e 5-të, që u tregua edhe si i fundit i këtij takimi të zhvilluar në stadiumin në Maxhari.

FC Shkupi nuk ndalet, shenon edhe golin e 5-te ndaj Kit Go

FC Shkupi nuk ndalet, shenon edhe golin e 5-te ndaj Kit GoFC SHKUPI – KIT GO 5:0(Gudiabi 51')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.

Leave a Reply