Enur Totre i shkaktoi disfatën e parë Gostivarit në sezonin e ri (VIDEO)

Ndeshjet e djeshme të 1/8 së finales në kuadër të Kupës vurën përballë dy skuadrat e Pollogut, Shkëndijën dhe Gostivarin. Që të dyja skuadrat në këtë ndeshje u futën pa asnjë disfatë dhe si lider të ligave ku garojnë, njofton “infOSport.mk”.

Në fund ishte Shkëndija ajo që triumfoi dhe që vazhdoi rrugëtimin e ndeshjeve pa disfatë. Takimin e zhvilluar në Gostivar, e vendosi një gol i Enur Totre nga pika e bardhë në minutën e 15-të, gol ky që në fund u tregua i mjaftueshëm që Shkëndija të kualifikohet për në ndeshjet çerekfinale.

Enur Totre i sakte nga pika e bardhe, Shkendija avanson ndaj Gostivarit

Enur Totre i sakte nga pika e bardhe, Shkendija avanson ndaj GostivaritSHKËNDIJA – GOSTIVARI 1:0(E. Totre 15')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.

Për Enur Totren ishte ky goli i dytë në vazhdimësi, pas atij ndaj Vardarit, ndërsa vlen të theksohet se në të dyja ndeshjet futbollisti 23-vjeçar mbante shiritin e kapitenit në mungesë të Egzon Bejtullait.

Leave a Reply