Vetëm një ditë para ndeshje së sezonit të ri, FC Shkupi mbetet pa sulmuesin kryesor

FC Shkupi vetëm një ditë para ndeshjes së parë të sezonit të ri, që do të duhet ta zhvillojë kundër Rabotniçkit, ka mbetur pa njërin prej sulmuesve të spikatur, Renaldo Cephas. Ky i fundit shkëlqeu në garat europiane të këtij sezoni, duke shënuar 4 gola në po aq ndeshje të zhvilluara, edhe pse duhet theksuar se që të gjithë i realizoi në ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër FC Hegelman nga Lituania.

Cephas skuadrës nga Çairi iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e skuadrës xhamajkane të Arnett Gardens, ndërsa sipas informacioneve të fundit, i njëjti tashmë do vazhdojë karrierën në Superligën turke, me skuadrën e Ankaraguxhu.

Cephas me FC Shkupin ka zhvilluar gjithsej 40 ndeshje, duke regjistruar edhe 16 gola dhe 6 asistime. Nga ky transferim drejtuesit e FC Shkupit pritet të përfirojnë një shumë të konsiderueshme të hollash, me të cilat tashmë kanë akorduar edhe dy sulmues të tjerë.

Fjala është për sulmuesin boshnjak, Armin Hoxhiç, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe me Liverpullin dhe Dinamo Zagrebin, si dhe për brazilianin Niltinjo. Ky i fundit te skuadra “bardheblu” nga Çairi, vjen si agjent i lirë nga rradhët e skuadrës malteze të Valleta. (infOSport.mk)

Leave a Reply