Interi mundi Egnatian, Lautaro realizoi “dopietë”, Zejnullai luajti për 90 minuta

Pas Partizanit që mbrëmë në “Air Albania” zhvilloi një miqësore luksi ndaj Romës së Hoze Murinjos, sot një gjë të tillë nga ekipet e Superligës së Shqipërisë, bëri Egnatia nga Rrogizhina, që luajti kundër Interit, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshja midis këtyre dy skuadrave u zhvillua në Itali, në stadiumin e SPAL, dhe e njëjta përfundoi me fitoren e Interit me shifrat 4:2.

Argjentinasi Lautaro Martinez shënoi dy gola në këtë ndeshje, derisa nga një gol shënuan edhe Barella dhe Stabile. Golat për skuadrën e Egnatias, që në dy raste avansonte ndaj gjigandëve Italian, i shënuan Dwamena dhe Medeiros.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje te Egnatias për gjatë 90 minutave u paraqit mesfushori tetovar, Arbin Zejnullai, ndërkohë te Interi mungoi Kristijan Asllani.  (infOSport.mk)

INTER-EGNATIA 4-2

Autorët e golave:

6′ Dwamena (Egnatia), 54′ Barella (Inter), 68′ Medeiros (Egnatia), 80′ dhe 83′ Lautaro (Inter), 90′ Stabile (Inter)

FORMACIONI I INTER (3-5-2): Sommer (73′ Audero); Darmian (73′ Darmian), De Vrij (84′ A. Stankovic), Bastoni (84′ Makhtar Sarr); Dumfries (73′ Cuadrado), Barella (73′ Sensi), Calanhoglu (73′ Asslani), Mkhitaryan (73′ Frattesi), Dimarco (73′ Lazaro); Thuram (73′ Correa), Lautaro (84′ Stabile).
Trajner: SImone Inzaghi
FORMACIONI I EGNATIA (3-5-2): Sherri; Lila (85′ Fangaj), Malota, Xhemajli; Memolla, Ndreca, (85′ Ahmetaj) Aleksi, ZEJNULLAI, Medeiros (75′ Isgandarli); Paulauskas (75′ Kasa), Dwamena (85′ Janku).
Trajner: Edlir Tetova

Leave a Reply