Visar Musliu ka gjetur golin debutues me fanellën e Paderborn, duke shënuar në kuadër të Kupës kundër Enerxhi Kotbus. Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari, i cili bëri një debutim për tu harruar në Bundesliga II, kur vetëm pas 8 minutash lojë ishte ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e xhiros së parë kundër Grojter Furt, sot në ndeshjen e 1/32 së finales kundër Kotbus, shënoi golin e dytë në fitoren e thellë 7:0.
Musliu shënoi në minutën e 11-të, ndërsa në listën e golashënuesve te Paderborni në këtë ndeshje u regjistrua edhe futbollisti tjetër shqiptarë, Florent Muslija, anëtarë i përfaqësueses së Kosovës.
Përveç dyshes shqiptare në listën e golashënuesve në këtë ndeshje për Paderbornin u regjistruan edhe Filip Bilbija (2 gola), Klaas, Hansen, si dhe Pelivan, që kishte shënuar në rrjetën e gabuar. (infOSport.mk)