Mojsov: Luajmë për ne, ekipin, “Lozari” dhe Kavadarin

Tikveshi pas plotë 17 viteve kërkon rikthimin në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Megjithatë për të bërë një gjë të tillë, fillimisht që sot skuadra nga Kavadari duhet të eliminojë Labunishtin në ndeshjen e balotazhit mes dy skuadrave që zunë vendin e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim dhe Lindje, që më pas me 5 qershor kundër Sileksit të diskutojë finalen e madhe për inkuadrim në mesin e më të mirëve.

Një ndër futbollistët me më shumë eksperiencë te Tikveshi, Gjorgji Mojsov, thotë se në këtë ndeshje skuadra do të jap maksimumin, dhe se me një fitore eventuale ata do të nderonin veten, ekipin, grupin e tifozëve “Lozari” dhe gjithë qytetin e Kavadarit.

“Të gjithë jemi të gatshëm. Të pushuar e presim këtë përballje, ku do të luajmë për fitore. Luajmë për ne, për ekipin, për ‘Lozari’ dhe për Kavadarin. Më në fund Tikveshi pas gjithë asaj kohe është shumë afër Ligës së Parë. Kavadari dhe Tikveshi e meriton një gjë të tillë. E respektojmë kundërshtarin, mirëpo do të luajmë për fitore” – tha enkas për “infOSport.mk”, Gjorgji Mojsov.

Njëjtë sikurse Labunishti, edhe Tikveshi pritet të ketë një përkrahje të madhe nga tribunat e stadiumit, pasi prezencën e tyre në stadiumin e Gjorçe Petrovit e kanë paralajmëruar disa qindra tifoz “Lozari” nga Kavadari.

Leave a Reply