Tikveshi eliminon Labunishtin, cakton përballjen me Sileksin (VIDEO)

Tikveshi ka shënuar fitore 6:3 përballë Labunishtës, duke caktuar një përballje me Sileksin në balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën Tikveshi çështjen e fituesit e vendosi brenda 20 minutave të para.

Harkimin e Gjorgji Mojsov në minutën e 8-të nga rivënia e këndit e shfrytëzoi në maksimum Darko Ilieski, i cili shënoi golin e parë në rrjetën e Mirseloskit.

Tikveshi avanson ndaj Labunishtit

Tikveshi avanson ndaj Labunishtit NDESHJE E BALOTAZHIT PER INKUADRIM NE LIGEN E PARETIKVESHI – LABUNISJTI 1:0(D. Ilieski 8')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 юни 2019 г.

Në minutën e 15-të Gjorgji Mojsov shënoi edhe golin e dytë, kësaj rradhe me një goditje nga gjuajtja e lirë.

Super gol i Gjorgji Mojsov nga gjuajtja e lire

Super gol i Gjorgji Mojsov nga gjuajtja e lire TIKVESHI – LABUNISHTI 2:0(Gj. Mojsov 15')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 юни 2019 г.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 20-të, Ivan Ivanovski me hapa të shpejtë depërtoi në zonën kundërshtare, ndërsa goditja e tij e fuqishme në mes këmbëve të Mirseloskit përfundoi në rrjetë edhe për herë të tretë.

Tikveshi brenda 20 minutave shenon edhe golin e 3-te ndaj Labunishtit

Tikveshi brenda 20 minutave shenon edhe golin e 3-te ndaj Labunishtit TIKVESHI – LABUNISHTI 3:0(I. Ivanovski 20')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 юни 2019 г.

Golin e parë Labunishti e realizoi në minutën e 23-të, edhe atë nga penaltia, kur Igor Kleçkarovski zbuti epërsinë e Tikveshit në 3:1.

Kunderpergjigjet Labunishti, shenon golin e pare ndaj Tikveshit

Kunderpergjigjet Labunishti, shenon golin e pare ndaj TikveshitTIKVESHI – LABUNISHTI 3:1(I. Kleçkarovski pen. 23')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 юни 2019 г.

Ishte ky rezultati me të cilin u mbyll 45 minutëshi i parë, ndërsa edhe pjesa e dytë nisi vrrullshëm për skuadrën nga Kavadari, që falë golave të shënuar nga Gjorgji Mojsov (49’ penalti) dhe Delov (59’)  ngritën epërsinë në 5:1.

Labunishti shenon golin e dyte ndaj Tikveshit

Labunishti shenon golin e dyte ndaj Tikveshit TIKVESHI – LABUNISHTI 5:2

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 юни 2019 г.

Nexhmi Rexhepi në minutën e 64-të shënoi golin e dytë në rrjetën e Tikveshit, skuadër kjo që u kundërpërgjigjë vetëm 4 minuta më pas me golin e realizuar nga Vasko Mitrev, që në ato momente shënoi edhe golin e 6-të për skuadrën e trajnerit Dimitkovski.

Tikveshi shenon edhe golin e 6-te ndaj Labunishtit

Tikveshi shenon edhe golin e 6-te ndaj LabunishtitTIKVESHI – LABUNISHTI 6:2(V. Mitrev 68')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 юни 2019 г.

Mirëpo këtu nuk ishte edhe fundi i golave të shënuar, pasi deri në mbyllje të takimit, Igor Kleçkarovski sërish nga penaltia shënoi edhe golin e tretë për Labunishtin, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Tikveshi 6, Labunishti 3, transmeton “infOSport.mk”.

Mbyllet ndeshja e balotazhit, Tikveshi – Labunishti 6:3

Mbyllet ndeshja e balotazhit, Tikveshi – Labunishti 6:3TIKVESHI – LABUNISHTI 6:3(I. Kleçkarovski 89')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 юни 2019 г.

Tikveshi ndeshjen vendimtare kundër Sileksin, për rikthim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë pas plotë 17 viteve do ta zhvillojë me 5 qershor, sërish në stadiumin e Gjorçe Petrovit.

Leave a Reply