Struga Trim Lum ndeshjen e fazës “play-off” do ta zhvillojë në Strumicë!

Struga Trim Lum është në rrugë të mirë që të sigurojë një vend për në ndeshjet e fazës “play-off” të Ligës së Konferencës. Është ky pa dyshim një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën strugane, që sot udhëtoi drejt Luksemburgut, aty ku të enjtën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminatorë kundër skuadrës së Sëift Hesperange.

Rezultati nga ndeshja e parë në Shkup (3:1) jep shumë shpresa për ekipin e Shpëtim Duros, që në rast se do të kualifikohej në fazën “play-off’, do të duhet të gjejë një stadium të kategorisë A që kërkon UEFA, e që për fat të keq në vendin tonë asnjëri prej stadiumeve aktuale nuk i plotëson kushtet.

Kësisoj si opsion në skenë doli stadiumi nga shteti ynë fqinjë, Shqipëria, “Elbasan Arena”, aty ku ndeshjet e fazës “play-off” do ti zhvillojë edhe Partizani i Tiranës.

Mirëpo fati deshi që këto dy skuadra ndeshjet si vendas ti zhvillojnë në termine të ndryshme, ashtu që gjithçka është “OK” deri këtu, mirëpo informacionet e fundit që ka marrë “infOSport.mk”, thonë se UEFA insiston që Struga Trim Lum si ekip përfaqësues nga Maqedonia të luaj në tokën e saj.

Kjo ka bërë që të mobilizohet edhe FFM-ja, e që si opsion sheh edhe stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë, aty ku ndeshjet e saj i zhvillon skuadra e Bellasicës.

Personat përgjegjës për mirëmbajtjen e stadiumit thuhet se kanë filluar me punë rreth sanimeve në disa pjesë të ndryshme të stadiumit, i cili në një rast të këtillë emergjence ishte përdorur edhe 5 shtatorin e vitit 2017-të, kur në këtë stadium ishin takuar Maqedonia dhe Shqipëria, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2018-të.

Atë kohë kjo ndeshje në vend që të zhvillohet në arenën “Tofor Proeski” në Shkup, për shkak sigurisë ishte zhvendosur në Strumicë. (infOSport.mk)

Leave a Reply